×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Rukiqi thotë se mbyllja e dytë do të ishte fatale për bizneset

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 23:54

    Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se një karantinë e dytë e imponuar nga qeveria do të ishte fundi për shumë biznese.


    Ai tha se nëse nuk ka përkrahje nga Qeveria, bizneset nuk do të këndellen dot nga dëmi që ua ka bërë pandemia.

    “Nëse i kthehemi analogjisë së mjekësisë, mbyllja e dytë do të kishte pasoja fatale. Një pjesë e madhe e tyre do të mbyllej dhe do të dilnin jashtë biznesit. Është dilemë globale, të ruhet shëndeti dhe ekonomia. Vendet tjera e kanë këtë sfidë. Por kanë sistem qeverisës më stabil dhe bizneseve ua kanë ruajtur mirëqënien dhe punëtorëve. Nuk them që shumën që e marrin punëtoret në Francë ta marrin edhe këtu, por pres përgjigje të shpejtë. Ajo që pres nga Qeveria është se nëse shkojmë me konsultime, së paku kjo lakorja ekonomike mund të stabilizohet dhe ekonomia mund të rikthehet nëse ka masa adekuate”, tha ai në T7.

    Kurse kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka thënë se aplikimi i masave të reja për vikend pa paralajmërim të mëhershëm ishte i palogjikshëm.

    Kllokoqi tha se të gjitha furnizimet që restorantet dhe kafenetë i kishin bërë për vikend u kanë shkuar dëm.

    “Nuk jemi pajtu me masat e reja në asnjë moment, që i paraqesin shumë shpejt si 4 për 8 pasdite. Restorantet që u furnizuan për vikend krejt u ka shkuar poshtë. Mundet me prit 2-3 ditë secili send. Nuk mundesh me dalë as si ministër as si kryeministër me ndalu dicka nëse nuk ke buxhet të fortë. Këtu veç dalin me masa e asgjë nuk bëjnë”, ka thënë Kllokoqi në T7.

    Tutje ai tha se këndellja është problem me u bë edhe pasi që të përfundojë pandemia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!