Çmimet e druve për djegie në Kosovë dallojnë në varësi të llojit, ku bungu mund të blihet me 40 deri në 45 euro për metër, ndërsa ahu nga 30 deri në 40 euro.
Shitësit e druve në kryeqytet, të cilët i ka kontaktuar Buletini Ekonomik, thonë se çmimi mund të mbetet si është nëse gjatë vjeshtës dhe dimrit merr mot i but, në të kundërtën çmimi i druve do të rritet.
Ndërkaq nëse dëshironi që drutë për ngrohje t’ju vijnë të gatshme, kostoja rritet. Kështu për 1 metër dru, kostoja rritet për 2.50 euro.
Sipas tregtarëve të Prishtinës, ky çmim është i ngjashëm në të gjithë Kosovën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.