×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Shefi i deputetëve të LDK-së kërkon votimin e Buxhetit: Kosova ka nevojë për normalitet e siguri e jo riciklim të krizave

    Reporteri
    28 Dhjetor 2020 | 11:56

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën ku pritet votimi i Buxhetit 2010, ka kërkuar votën e të gjithë deputetëve. Ai ka thënë se sot është i nevojshëm një bashkim i të gjitha partive, sepse vota për buxhetin është një hap drejt tejkalimit të një krize të madhe, shkruan Reporteri.net.


    “Ne duhet sot të japim sinjalin e bashkimit dhe për interesa të shtetit të kalojmë interesat partiake e grupore. Ne duhet ta bëjmë këtë hap për të treguar se mund të bashkohemi për interesa nacionale. Nesër klasa politike kosovare do të përballet me momente të reja që kërkojnë unitet. Ne sot jemi të përçare. Kosova është ndarë në ne dhe ata, në Kosovë dhe diasporë, të pastër dhe të papastër. Nesër ne do të përballemi me situata të reja që kërkojnë unitet, njëra ndër to zgjedhja e presidentit. A do të bashkohet kjo klasë politike për ta zgjedhur figurën më të lartë të shtetit. Cili është emëruesi më i vigël i përbashkët që na bënë neve patriot të shtetit tonë. Lëvizja më e vogël është sot kalimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtarë me rëndësi jetike për vendin. Vota për buxhetin është një hap i vogël për tejkalimin e një krize të madhe që pritet të vijë shpejt”, tha Gashi.

    Sipas tij vota për buxhetin është sot është votë për shtetin e Kosovës dhe nuk është votë kundër qeverisë Hoti sepse verdiktin e ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

    “Kosova ka nevojë për normalitet e siguri dhe jo riciklim të krizave”, shtoi Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!