Rreth 650 milionë euro u investuan nga jashtë në Kosovë, në dhjetë muajt e parë të vitit që shkoi. Por nga investimet e huaja direkte që kryesisht janë të mërgimtarëve, përfitoi më së shumti sektori i patundshmërive, me 440 milionë euro.
Interesimin në rritje të mërgimtarëve për këtë, e konfirmojnë edhe agjensionet e shitjes.
Por kjo nuk sjell aq efekte në ekonomi, sipas njohësit Safet Gërxhaliu, i cili thotë se investimet e huaja direkte duhet të fokusohen në tjerë sektorë.
Sipas tij, qeveria duhet ta stimulojë diasporën për investime në prodhim, por edhe të tërheq investitorë tjerë.
Sipas Bankës Qendrore, investime të huaja direkte ka edhe në financa, sigurime dhe ndërtimtari. Kurse paratë vijnë kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Amerika.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.