Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se një pjesë e rrugës rajonale Prizren – Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hoteli “Sharri” nga sot do të jetë e mbyllur për të gjitha automjetet.
Mbyllja e këtij aksi rrugor do të bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshiqtja e vazhdueshme e dheut dhe gurëve.
Andaj, me këtë rast, ministria ka apeluar të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.
“Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.