×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Trusti del me sqarim pas shqetësimeve se qytetarët nuk do të marrin 10%-shin total

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 17:03

    Trusti Pensional i Kosovës ka filluar me proceduarat për ekzekutimin e pagesës së 10 përqindëshit, por në llogarinë e atyre që kanë aplikuar për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, bilanci total del të jetë më i vogël.


    Trusti ka dalë me një sqarim rreth kësaj çështje. Në sqarimin e Trustit thuhet se kanë marrë shqetësime nga qytetarët për çështjen e zbritjes së bilancit në 10-përqindësh, shkruan Reporteri.net.

    Trusti këshillon qytetarët që është më mirë të presin ekzekutimin e pagesës në banka që ta kontrolloni gjendjen e bilancit dhe shumës përfundimtare në bankë.

    Sqarimi i plotë: 

    Çështja teknike e pagesës së 10%-shit
    Të nderuar kontribuues,
    kemi mesazhe për shqetësimet e bilancit që është zbritur në llogari dhe shumës për të cilën është aplikuar për 10%. Më së miri është që të prisni ekzekutimin e pagesës në banka që ta kontrolloni gjendjen e bilancit dhe shumës përfundimtare në bankë.
    Për momentin është duke u bërë regjistrimi kontabël në sistemin e menaxhimit të llogarive, edhe informacioni i 10%-shit paraqitet në dy fusha: 1) vetëm si kontribute dhe 2) bashkë me kthim nga investimet. Në bilancin përfundimtar të gjendjes mund ta vëreni më së lehti dallimin.
    Pra, që ta vëreni qartë dallimin, ju lutemi që të prisni deri më 23 dhjetor për t’i kontrolluar të gjitha pagesat e aplikimeve prej 11 deri 17 dhjetor 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!