Trusti ka publikuar një tabelë ku tregon se sa mjete kanë qytetarët në llogaritë e tyre.
Sipas këtyre të dhënave, numri i kontributdhënësve në Trust është 639.264Trusti tregon se mbi 100 mijë qytetarë kanë më pak se 100 euro në xhirollogaritë e tyre.
Më shumë se 200 mijë qytetarë kanë në llogaritë e tyre deri në 1 mijë euro.31% e qytetarëve apo 194,857 persona kanë nga 1 mijë deri në 5 mijë euro në llogaritë e tyre.Trusti me këtë tabelë tregon se deri në 10 mijë euro i kanë pak mbi 74 mijë qytetarë.
Deri në 20 mijë euro i kanë mbi 40 mijë qytetarë. Në bazë të kësaj tabele kuptohet se mbi 20 mijë euro kanë afër 13 mijë qytetarë.
Sot në Kuvend kaloi në parim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ky Projektligj nëse kalon edhe në leximin e dytë i jep mundësinë qytetarëve të Kosovës që të tërheqin 10% të Trustit të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.