Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit, shkruan Reporteri.net.
Kuçi u ka bërë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje.
Telekomit të Kosovës i ishin bllokuar llogaritë më 15 korrik nga përmbaruesi privat për rastin me Z-Mobile.
Ky është njoftimi i plotë:
Zhbllokohen llogaritë e Telekomit
Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.
Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë.
U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje. /Reporteri.net/