×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekonomisti Ahmeti paralajmëron rënie te remitencave, te hyrave dhe probleme tjera në sektorin privat

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 17:40

    Ekonomisti Bardh Ahmeti, ka folur për situatën ekonomike në Kosovë të krijuar pas përhapjes së koronavirusit.


    Ai në edicionin e lajmeve të progamit të mëngjesit në Klan Kosova tha se ekonomia po po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme.

    Sipas tij sektori privat është më i prekuri nga kjo situatë.

    Mehmeti tha se në këtë rast edhe shteti do të ndikohet tek inkasimi i të hyrave.

    “Ekonomia jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën po përballet me një situatë të jashtëzakonshme. Sektori privat është më i prekuri nga kjo situatë. Më saktësisht gastronomia që numëron 12 mijë e 900 të punësuar. Pagat në këtë sektor kap shifrën e mbi 3 milionë eurove. Gjendja ekonomike do të ketë ndikim edhe tek inkasimi i të hyrave. Por nuk ka vend për panik”, tha Ahmeti.

    Ai shtoi se rënie do të pësojnë edhe remitencat.

    “Edhe diaspora është prek nga kjo gjendje. Vendi i ynë varet edhe prej remitencave që i dërgojnë bashkëatdhetarët. Prandaj do të ketë ulje edhe tek remitancat”.

    Ai theksoi se Qeveria duhet t’i marrë disa masa për të ua lehtësuar gjendjen sektorit privat.

    “Qeveria i ka marrë disa masa në funksion të lehtësimit të situatës, siç janë shtyerja e kredive, e raportimeve financiare dhe pagesën e tatimeve, por Qeveria do të duhet të ndërmarrë edhe masat e tjera. Një program emergjent për mbështetje do të ishte shumë i nevojshëm, edhe me masa tjera për subvencionimin e bizneseve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!