×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekrem Kastrati merr pozitën e Kryeinspektorit në Inspektoratin e Punës

    Reporteri
    22 Qershor 2020 | 15:59

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të emërojë Ekrem Kastratin në pozitën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës.


    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka paraqitur gjatë mbledhjes shqyrtim propozim-vendimin për përcaktimin e Kastratit në këtë pozitë.

    Propozimi i ministrit Reçica u votua unanimisht në qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    Ministrja në detyrë e MEPTINIS, Rozeta Hajdari e kishte shkarkuar kryesuesin e Inspektoratit të Punës, Valon Lecin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!