×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    EKSKLUZIVE: LVV është pajtuar që LDK’së t’i takojë presidenti, por Kurti ka një kusht për këtë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 16:52

    Albin Kurti e Isa Mustafa janë duke vazhduar takimin për arritje të marrëveshjes për koalicion, dhe është posti i presidentit të vendit, ai që po vazhdon të pengojë arritjen e marrëveshjes në mes të LVV’së dhe LDK’së.


    Siç mëson Reporteri.net nga burime brenda këtyre subjekteve politike, Albin Kurti tashmë është pajtuar që posti i presidentit t’i takojë LDK’së, por ai ka një kusht që kjo marrëveshje të mund të zyrtarizohet.

    Reporteri.net merr vesh se Kurti është duke kërkuar nga Isa Mustafa që LDK ta caktojë edhe emrin e personit që do të propozohet për president nga LDK, dhe atë emër më pas ta dërgojë në strukturat partiake të VV’së për ta marrë miratimin.

    Mësohet se në këtë takim diskutimi kryesor që është duke u bërë është posti i presidentit, për të cilin VV është pajtuar që t’i takojë LDK’së, por nga kjo e fundit po kërkohet që të jepet edhe emri konkret, emër i cili më pas do të dërgohet për të marrë miratimin në Këshillin e Përgjithshëm të VV’së.

    Siç ka raportuar edhe më herët Gazeta Online Reporteri.net, VV dhe LDK tashmë kanë arritur pajtueshmëri për ndarjen e posteve ministrore dhe posteve të tjera, si zv.kryeministrat dhe kryeparlamentari. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!