×
  • Lajme
  • Lajme

    EKSKLUZIVE: Reporteri sjell emrat e 4 zyrtarëve të arrestuar të Telekomit, dyshohet për dëm 100 mijë euro

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 14:54

    Policia e Kosovës, Departamenti Special Anti-korrupsion, ka bastiusur sot në mëngjes zyrat e Telekomit të Kosovës, ku përveç bastisjeve ka arrestuar edhe katër zyrtarë të kësaj kompanie publike.


    Policia bën të ditur se në këtë operacion përfshihet bastisja e katër zyrave të Telekomit të Kosovës, në zyrën qendrore në Prishtinë, me qëllim të gjetjes së provave materiale lidhur me dyshimet e ngritura rreth nënshkrimi të një kontrate në dhjetor të vitit 2019, ku dyshohet se buxheti i Telekomit të Kosovës është dëmtuar me një shumë prej 100 mijë euro.

    “Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në polici katër (4) persona, të cilët janë duke u intervistuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘lidhje e kontratës së dëmshme’”, shkruan në njoftimin e Policisë.

    Ndërsa, Gazeta Online Reporteri.net, nga burime policore dhe brenda Telekomit ka mësuar se zyrtarët e arrestuar janë: Armend Osaj, Isa Smajlaj, Naim Gashi dhe Fatmir Tërnava.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në këto lokacione ka sekuestruar disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin si dokumentacione, pajisje elektronike, telefona celular etj., dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore.

    Tutje, thuhet se, gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente, telefona celular dhe prova të tjera të cilat mund të ndërlidhen me rastin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!