Eksperti amerikan i politikes ne Ballkan, Alon Ben Meir deklaroi se Kosova dhe Serbia nuk kanë të ardhme nëse nuk tregojnë se kanë gatishmëri për të rinisur negociatat.
Përmes një mesazhi ne Facebook, ka shkruan se asnje palë nuk mund t’i ikë pafundësisht zgjidhjes së konfliktit Kosovë-Serbi.
Sipas tij, nëse Kosova dhe Serbia s’kanë vullnet të mirë për zgjidhjen e konfliktit, s’ka të ardhme për këto dy vende.
“Nuk ka të ardhme për Kosovën dhe Serbinë nëse qeveritë e këtyre dy vendeve nuk e bëjnë të qartë se janë të gatshme t’u hyjnë negociatave me një vullnet të mirë për zgjidhjen e konfliktit, nga i cili asnjë palë s’mund të ikë pafundësisht”, shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.