×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti amerikan kritikon qeverinë e Kosovës: Po merret me çështje që s’i takojnë një shteti të ri

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 10:53

    Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir ka kërkuar nga Kosova të forcojë pozicionin e saj nëse dëshiron më shumë vëmendje ndërkombëtare.


    Ai në një postim në Facebook, ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në procese të cilat i takojnë kombi të ri, shkruan lajmi.net.

    Sipas tij, përderisa qeveria e Kosovës përfshihet në procese që nuk i takojnë, është problem që të vazhdohet përpara në aspektin socio-ekonomik.

    “Por përderisa qeveria e Kosovës vazhdon të angazhohet në aktivitete që nuk janë në përputhje me atë që kërkohet nga një komb i ri që dëshiron të rritet dhe përparojë, ky është një problem”, ka shkruar ai.

    Sipas Ben Meir, përpjekjet politike nuk duhet ndalur asnjëherë nga akterët politik në Kosovë.

    Postimi i plotë i Ben Meir:

    Kosova duhet të forcojë pozitën e saj në vend në çdo mënyrë në mënyrë që të fitojë më shumë vëmendje dhe më shumë njohje nga bashkësia ndërkombëtare. Por përderisa qeveria e Kosovës vazhdon të angazhohet në aktivitete që nuk janë në përputhje me atë që kërkohet nga një komb i ri që dëshiron të rritet dhe përparojë, ky është një problem. Duhet bërë vazhdimisht përpjekje për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike dhe politike në vet Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!