Eksperti amerikan, Edward Joseph, ka thënë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër nuk po trajtohet seriozisht nga SHBA dhe BE.
Në një postim në Twitter, ai thotë se BE nuk e ka krijuar ende Komitetin e Përbashkët të Monitorimit, për të mbikëqyrur zbatimin e dispozitave të pajtuara në Ohër.
Ai thotë se afatet dhe formalitetet kanë rëndësi në këtë pikë.
Postimi i Joseph:
Sot bëhen 30+ ditë që kur Aneksi i Zbatimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u miratua në Ohër më 18 mars. Tashmë ka kaluar afati për të krijuar Komitetin e Përbashkët të Monitorimit, “të kryesuar nga BE-ja”, për të “mbikëqyrur” zbatimin e “të gjitha dispozitave”. Epo, a është ngritur KPM? Nëse po, BE-ja duhet ta shpallë këtë. Nëse jo, BE-ja duhet ta shpallë këtë. BE – dhe SHBA – duhet ta marrin seriozisht marrëveshjen që hartuan dhe imponuan. Kredibiliteti SHBA – BE është gjithashtu në linjë, së bashku me atë të palëve. Afatet dhe formalitetet kanë rëndësi.
Today marks 30+ days since the Implementation Annex between #Kosovo & #Serbia was agreed in Ohrid on 18 March. The deadline has now passed to establish the Joint Monitoring Committee, “chaired by the EU”, to “supervise”
implementation of “all provisions.” 1/2— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 18, 2023