×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti amerikan: Nëse Kurti nuk e injoron kërkesën e Erdoganit, dëmtohet keq reputacioni i Kosovës

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 16:22

    Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka folur për letrën e cila i ka ardhur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga presidenti turk, Tayip Erdogan, e ku i kërkohet që ta shqyrtojë çështjen e ambasadës në Jeruzalem.


    Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se shpreson se Kurti do të gjej një mënyrë që të injorojë letrën e Erdoganit për këtë çështje, shkruan lajmi.net.

    Në të kundërtën, thotë ai, Kosova do ta dëmntonte keq reputacionin e saj nëse e lëviz ambasadën e saj nga Jeruzalemi.

    Në këto rrethana, sipas Ben Meir, Kosova do t’i hapte rrugë influencëssë Erdoganit në sovranitetin e saj.

    Postimi i plotë i tij:

    Erdogan i ka kërkuar kryeministrit kosovar, AlbinKurti të rishikojë vendimin e vendit për të hapur një ambasadë në Jeruzalem.

    Mesazhi u dha si pjesë e një letre duke uruar Kurtin për fitoren e tij në zgjedhjet e parakohshme të hënën.

    Shpresoj që Kryeministri i Kosovës të gjejë mënyrën për të injoruar kërkesën e Erdoganit.

    Përndryshe, Kosova do të dëmtojë keq reputacionin e saj nëse heq dorë nga angazhimi i saj për të hapur Ambasadën e saj në Jeruzalemin Perëndimor duke lejuar që Erdogan të ushtrojë ndikim të tepruar në të drejtën e saj sovrane për të krijuar ambasadat e saj kudo që dëshiron.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!