×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti Amerikan për takimin e 4 shtatorit: SHBA-të duhet ta kenë të qartë se pa BE-në s’ka dialog

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 9:50

    Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.


    Sipas Ben Meir, është shumë e rëndësishme që në këtë proces mos të anashkalohet BE-ja, ngase sipas tij kjo e fundit ka prodhuar shumë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

    Tutje, Ben Meir ka thënë se SHBA-të duhet të jenë të vetëdijshme se përderisa Kosova dhe Serbia synojnë integrimet evropiane, asnjë proces i normalizimit nuk mund të shkojë pa involvimin direkt të BE-së në negociata.

    “Pasi që një takim i njëjtë dështoi për shkak të aktakuzës së Speciales ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Pas gati një dekade përpjekjeje të Evropës për normalizimin e raporteve mes dy shtyeteve, tani SHBA-të kanë lëvizur. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që mos të injorohet BE-ja në këtë proces, sepse ata deri tani kanë prodhuar disa marrëveshje mes dy shteteve. Pasë parasysh që Kosova dhe Serbia kanë synim integrimin evropian, SHBA-të duhet të kuptojnë qartë se nuk ka proces normalizimi pa involvimin direkt të zyrtarëve të BE-së në procesin e negociatave”, ka shkruar ai.

    Ndryshe, lajmi.net gjatë ditës së djeshme ka raportuar se ka pak gjasa që në takimin e 4 shtatorit të jetë i pranishëm edhe presidenti Trump.

    Një burim brenda Këshillit Kombëtar të Sigurisë i ka thënë lajmi.net se nuk ka takim me Trump për lajmërimin e pjesëmarrjes së tij më 4 shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!