×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti hedh dyshime se plumbi në dritaren e Vasfije Krasniqit, nuk është “plumb qorr”

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 11:51

    Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi ka hedhur dyshime në lidhje me një rast ku një plumb kishte goditur dritaren e deputetes së LVV-së, Vasfije Krasniqi në natën e Vitit të Ri.

    Sipas Kajtazit, plumbi që kishte goditur dritaren e deputetes Krasniqi, nuk duket të jetë i pa kontrolluar, transmeton Reporteri.net.

    Ai ka analizuar këndin nga ka rënë plumbi, duke i lë përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30 shkallë, e që sipas tij, gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30 shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla.
    “Predha në dritaren e deputetes Vasfije Krasniqi nuk duket të jetë predhe e pa kontrolluar, apo siç i thuhet në popull “plumb qorr”.Pa ditur shumë detale, (kalibrin, demet pasi ka depërtuar dritaren…) por nga pamjet në media, ajo më tepër le përshtypjen e një predhe të hedhur nga arma nën këndin 30°”.

    “Gjasat që një predhë në rënie e hedhur nga këndi mbi 30° shkallë të shpoi një platformë nga xhami në pozicion vertikal janë të vogla, pasi mbi këtë kënd predhat në rënie e zvogëlojnë dukshëm shpejtësinë dhe e humbin fuqinë goditëse. Nëse platforma e rënies është në pozicion horizontal atëherë ndryshojnë edhe parametrat e dëmit; xhami do të ishte shpuar ose , psh. rënia në kokë të njeriut është fatale”, ka shkruar Kajtazi.

    Sipas tij, në rastin konkret, nëse predha në dritaren do të ishte predhë në rënie, e pa kontrolluar, ose do të bënte rikoshet, ose do a thyente xhamin, por jo ta shponte.

    “Gjasat janë që kjo predhë të jetë hedhur nën këndin 30°. Është mirë që strukturat kompetente ta hetojnë më ne detale këtë rast”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!