×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti i rrjeteve sociale: Nëse dinë t’i përdorin, me Facebook fitohen zgjedhjet

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 20:08

    Një lloj para fushate veçse ka filluar të bëhet në rrjetet sociale nga politikanët e Kosovës.


    Kjo po vërehet edhe nga qytetarët e shumtë të cilët ditëve të fundit po shohin më shumë postime të sponsorizuara në Facebook e Instagram se sa ndodh zakonisht.

    Arsyeja për këtë sigurisht është promovimi i politikanëve, partive politike në prag të zgjedhjeve që priten të jenë nga më interesantet ndonjëherë në Kosovë.

    Dardan Hasku nga kompania që merret me menaxhim dhe prezencë të rrjeteve sociale, Dardha Solutions, në një prononcim për televizionin T7 ka thënë se me Facebook mund të fitohen edhe zgjedhjet.

    “Unë besoj se në kohë të fushatës sidomos, por edhe pak para fushatës zgjedhore, politikanët dhe partitë politike në Kosovë harxhojnë me mijëra, dhjetëra-mijëra euro për të arritur tek një audiencë e caktuar”, deklaroi Hasku.

    “Me anë të një targetimi të mirë dhe kampanjë adekuate të reklamimeve në Facebook, mund edhe të fitohen zgjedhjet, sepse sot, pothuajse të gjithë e kemi një smartphone dhe kemi qasje në Facebook dhe Instagram e i përdorim vazhdimisht ato”, shtoi Hasku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!