Eksperti i sigurisë: Helmimi i zyrtarëve të KQZ-së, si i nxënësve në vitet 91-ta

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se helmimi i zyrtarëve të KQZ-së gjatë numërimit të votave pas hapjes së zarfeve të ardhura nga Serbia është pjesë e aktiviteteve që aparati shtetëror i Serbisë zhvillon në drejtim të Kosovës.


Sipas tij, Serbia posedon kapacitete të dijes dhe kapacitete materiale për prodhimin e armëve kimike dhe agjentëve biologjikë.

“Këto aktivitete janë të vazhdueshme që nga helmimi i nxënësve nëpër shkollat e Kosovës në fillim të viteve të nëntëdhjeta. Një nga mjetet kimike të përdorura nga SDB në vitet e tetëdhjeta është edhe ‘Tableta kundërmuese’ e cila është hedhur në panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt, me qëllim të sabotimit të këtij eventi kulturor për shkak të hapësirës që ky panair i kishte ofruar shtëpive botuese te Emigracionit Politik Kroat”, ka shkruar ai në Facebook. /Reporteri.net/.