×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti që u mor me raportin e vdekjes së Deharit: Provat mund të jenë shkatërruar

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 18:54

    Eksperti i pavarur, Besim Latifaj, i cili u mor me raportin për vdekjen e Astrit Deharit, bashkë me Besim Ymajn, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kishin kërkuar që vdekja e Deharit të hetohej si vdekje e dyshimtë, duke shtuar se kjo nuk ndodhi dhe provat mund të jenë shkatërruar.


    Latifaj ka shkruar se futja e shishes është bërë me një presion shumë të madh, gjë që sipas tij, e bën shumë të pabesueshëm vetëshkaktimin.

    Ndër të tjera, ai e ka përgëzuar Lumezin për çeljen e hetimeve dhe përzgjedhjen e prokurorit të ri.

    Postimi i plotë:

    Sipas eksperteve të Prishtinës: Shkaku i vdekjes është bllokimi i rrugëve ajrore dhe me besueshmëri janë dëmtime të VETESHKAKTUARA “hezitante” d.m.th ai vetë e ka fute me vullnet shishen.
    !!!!!!!!!
    Koment:
    1. Ky vete shkaktim është unlikely thanë ekspertët nga Anglia, Shqipëria (në dhjetor 2016) dhe nga Zvicra (tetor 2019).

    2. Për më tepër futja e shishes është bërë me një presion shumë të madh, gjë që e bën shumë të pabesueshme vetë shkaktimin.

    Iu thamë hetoni se është vdekje e dyshimtë por kjo nuk ndodhi -3 vjet u humben/ dhe me gjasë provat janë shkatërruar.

    3. Nëse jeni hezitant ose në mëdyshje, nuk bëni diçka menjëherë ose shpejt sepse jeni nervoz ose nuk jeni i sigurt.

    Kur dikush heziton që e ka domethënien është në mëdyshje atëherë kjo nuk ndodh.

    4. I lumtë kryeprokurorit për hapjen e hetimeve dhe për përzgjedhjen e prokurorit të ri për këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!