Është ekstraduar i dyshuari kryesor për masakrën në Krushë të Vogël.
Burimet e Indeksonline kanë njoftuar se me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit drejtuar autoriteteve hungareze, sot është ekstraduar nga Hungaria për në Republikën e Kosovës, serbi i dyshuar kryesor për krime lufte ndaj popullatës civile dhe masakrën e Krushës së Vogël.
I dyshuari me inicialet M.P., tani ndodhet në duart e autoriteteve kosovare dhe ndaj tij do të merren masat konform ligjeve në fuqi.
Burimet e gazetës njoftojnë se ky është rasti i parë i ekstradimit që është rezultat ekskluziv i punës së institucioneve vendase të sistemit të drejtësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.