Një person (shtetas i Shqipërisë) është ekstraduar nga autoritet e Shqipërisë, pasi më datë 14.10.2018 ishte arrestuar nën dyshimin se kishte kryer veprën penalë “Vrasje e rëndë dhe përdorim i armës apo mjetit eksplodues”, në fshatin Smolicë të Gjakovës, ku kishte mbetur i vdekur një person me inicialet H.A. – 61 vjeçar.
Sipas raportit të policisë, ekstradimi ka ndodhur të hënën nga autoritetet e Shqipërisë.
“Në lidhje me rastin më 19.04.2021 nga autoritetet e R. Shqipërisë është ekstraduar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale të lartë-cekur. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.