×
  • Lajme
  • Lajme

    Elezaj kërkon lirimin e Nezir Mehmetaj, mërgimtari që u arrestua nga policia serbe në Merdare

    Reporteri
    04 Janar 2020 | 13:36

    Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, e ka dënuar arrestimin e shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, i cili është arrestuar nga policia serbe të premten në pikën kufitare në Merdare.


    Elezaj ka kërkuar nga autoritet vendore dhe evropiane që të marrin masa urgjente, për lirimin e menjëhershëm të Mehmetaj.

    “Arrestimi i Nezir Mehmetaj nga Rudica e Klinës nga autoritetet serbe, me të vetmen arsye se është shtetas i Republikës së Kosovës, dëshmon edhe një herë se shteti Serb është kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

    Si Kryetar i Komunës së Klinës dënoj arrestimin dhe kërkoj që autoritetet vendore dhe Brukseli zyrtar të marrin masa urgjente për lirimin e Nezirit dhe të i bëhet e qartë shtetit Serb që politika e tillë e ndalimeve, arrestimeve e përndjekjeve politike duhet të marrë fund.

    Komuna e Klinës do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të marrë informacione të hollësishme për rastin në fjalë”, thuhet në reagimin e Kryetarit të Komunës, Zenun Elezaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!