Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me procedurat përgatitore për zgjedhjet e 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në “Info Plus” të RTK-së ka dhënë detaje nga përgatitjet e këtij institucioni.
“Që nga dita e shpalljes deri në ditën e zgjedhjeve, janë më shumë se 5 muaj e 20 ditë në dispozicion të KQZ-së. Procesi i përgatitjeve po zhvillohet normalisht dhe sipas planit të aktiviteteve”, ka thënë ai.
Elezi ka pëmendur se po zhvillohet periudha e ndërrimit të qendrës së votimit dhe se qendrat komunale të numërimit janë vendosur.
“Deri në këtë kohë, KQZ është duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, si dhe po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila do të jetë deri më 26 dhjetor. Për këtë qëllim është funksionalizuar platforma elektronike ‘diaspora’”, ka thënë Elezi./rtklive/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.