×
  • Lajme
  • Lajme

    Eliot Engel gëzohet për rikthimin e fondeve të MCC, thotë se s’është dashur të suspendoheshin

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 15:05

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqëuesve të ShBA’së, Eliot Engel ka reaguar pas zhbllokimit të fondeve për Kosovën nga Korporata Sfidat e Mileniumit.


    Përmes një reagimi në Twitter, Eliot Engel ka thënë se është i kënaqur që fondet e Sfidat e Mijëvjeçarit janë zhbllokuar për Kosovën, dhe se ato nuk është dashur që të suspendohen.

    “Jam i kënaqur që Korporata Sfidat e Mileniumit ka rikthyer fondet për Kosovën. Nuk është dashur të suspendohen fare. Kosova i ka plotësuar standardet e vështira të Sfidave të Mileniumit. Ndërprerja e këtyre fondeve për ta detyruar me zor për të ndryshuar politikat e tyre ishte në kundërshtim me vet çfarë përfaqëson Korporata Sfidat e Mileniumit”, ka thënë Engel.

    Në anën tjetër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka mirëprtitur vendimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta riaktivizuar programin e Milenium Challenge Corporation (MCC) në Kosovë.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret zhbllokimin e fondeve për Kosovën nga Millennium Challenge Corporation (MCC), pas vendimit tonë për ta hequr masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, si shenjë e vullnetit tonë për t’i dhënë hapësirë dialogut”, theksoi kryeministri Hoti.

    Me këtë rast, kryeministri Hoti pohoi mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë amerikane për vendin tonë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!