×
  • Lajme
  • Lajme

    Eliza Hoxha-Adelina Graincës: Ktheja mandatin e vjedhur PDK-së

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 10:44

    Deputeteja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në seancën e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për menaxhimin e pandemisë COVID 19, në deklarimet jashtë rendit të ditës ka kërkuar nga deputetja Adelina Grainca që t’i kthejë mandatin PDK-së.


    “Nuk kujtoj që dikush nga PDK ka ofenduar ndonjëherë zonjën Grainca. Hapësirën e keni pasur këtu. Ndërsa, ne kërkojmë mandatin e vjedhur nga votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës.”, tha ajo.

    Hoxha tha se grafitet linçuese e seksiste janë trashëgimi dhe sjellje e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, duke kujtuar sulmet e fundit ndaj Valdete Dakës dhe dhunën e ushtruar nga aktivistët e kësaj partie ndaj ambasadores së SHBA-ve, Tracey Jackobson

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!