×
  • Lajme
  • Lajme

    Eliza Hoxha e PDK-së: Qeveria Kurti s’ka asnjë ide se si të ecet përpara

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 7:19

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se sot kanë pas një ditë të rëndësishme në strukturën brendshme të partisë dhe nuk janë marrë shumë me 100 ditët e Qeverisë Kurti pasi sipas saj kanë pas çfarë të flasin gjatë kësaj kohe.


    “Dita e sotme ka qenë e rëndësishme për strukturën e brendshme të PDK-së për 100 ditëshin kemi folur dhe do të flasim edhe ditëve në vijim por mund të them se nuk kanë pas asnjë ide se di duhet të ecet përpara”.

    Hoxha në Klan Kosova deklaroi se është befasuese për të se si nuk ka asnjë dallim mes qeverisë Kurti I dhe Kurti II.

    “Befasuese vazhdon të jetë për mua fakti se si shume nga premtimet dhe pikat e programit të qeverisë Kurti I nuk janë në Qeverinë Kurti II dhe s’ka ndryshuar asgjë në program në pikat që e prekin direkt qytetarin e Kosovës”.

    Tutje Hoxha tha se Kurti shkoi në tavolinë me Vuçiqin pa i kërkuar falje që me ngulëm e kërkonte gjatë fushatës zgjedhore.

    “Nuk pamë as kërkim falje as përpjekje për këtë krejt çka pamë është ulje në tavolinë e pastaj shkoi në Bruksel pa treguar në Kuvend se çfarë do të bëjë dhe si do të veprojë atje. Në kuvend ka bërë vetëm përmbledhje të dialogut Kosovë-Serbi”, tha Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!