×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Eliza Hoxha: Tash e disa herë Fakulteti i Arkitekturës e vë në shfrytëzim hapësirën për aktivitetet partiake të VV-së

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 14:45

    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për shfrytëzimin e hapësirave të fakultetit të arkitekturës nga Lëvizja Vetëvendosje për organizim të aktiviteteve të partisë.

    Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Gruas ku prezent ishte edhe kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

    Hoxha ka thënë se Fakulteti i Arkitekturës disa herë ka vënë në shfrytëzim hapësirat për Vetëvendosjen.

    “Më vjen keq për Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës që tash e sa herë radhazi e vë në shfrytëzim hapësirën e Modeliariumit për aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!