Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se situata në katër komunat ku dhe po zhvillohet procesi i votimit është e qetë dhe gjithçka po shkon në rregull.
Për Gazetën Online Reporteri.net, Elshani ka thënë se policia është e pranishme e poashtu edhe njësitë tjera janë të gatshme nëse nevojiten.
Poashtu Elshani ka bërë të ditur se deri tani nuk ka pasur ndonjë problem.
“Plani nënkupton që policia të jetë e pranishme dhe të sigurojë rendin dhe qetësinë publike në të gjitha vendet, në përputhje me marrëveshjen me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Jemi këtu nëse ka prishje të rendit dhe qetësisë publike. Gjithashtu edhe njësitë e tjera janë në gatishmëri nëse nevojitet diçka. Situata është normale dhe gjithçka është në rregull. Policia është e pranishme në të gjitha vendet dhe deri më tani nuk ka pasur probleme”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.