×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahmani: 7 milionë euro Kosova ka paguar për 271 pjesëtarë të strukturave paralele pa dalë fare në punë

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 20:36

    Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka ngritur shqetësimin se si pjesëtarëve të strukturave paralele të Serbisë po marrin paga nga buxheti i shtetit të Kosovës, pa dale fare në punë.


    Ai ka thënë se koj po ndodh nga vitit 2015 kur u nënshkruar Marrëveshja e Brukselit për riinegrimin e strukturave të Serbisë në institucionet e Republikës së Kosovës.

    “Nga viti 2015 ata pjesëtarë të strukturave paralale marrin paga dhe nuk dalin në punë. Kjo është në ministri të Arsimit, në të Mirëqenies Sociale, janë 11 ministri ku janë integruar 271 anëtarë të strukturave paralele që marrin paga pa shkuar asnjë ditë në punë, 1 milion e 300 mijë euro për vitin 2018,kjo është veç e gjetur nga Auditori, por numri është më i madh. Nëse nuk gaboj numri i të riintegruarve është në total 500 dhe për këto vite mbi 7 milionë euro ka dhënë shteti paga ose i ka financuar strukturat paralele të Serbise pa shkuar asnjë ditë në punë”, ka thënë Rrahmani në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai thotë se në të tilla raste Prokuroria duhet t’i hetojë zyrtarët që ua mundësojnë pjesëtarëve të strukturave paralele që të marrin paga pa shkuar në punë.

    Rrahmani thotë se njejtë po ndodh edhe në vitin 2020.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!