×
  • Lajme
  • Lajme

    Eman Rrahmani i VV-së thotë se Shpend Ahmeti organizon ndeja e dehet natën me PDK-në

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 23:39

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendojse, Eman Rrahmani, njëherit ish-asamblist i kësaj partie në Komunën e Prishtinës, ka thënë se Shpend Ahmeti organizon ndeja e dehet natën me Partinë Demokratike të Kosovës.


    Këtë deklaratë ai e bëri pasi Ahmeti njoftoi se shumë shpejt do të merret një vendim që të hyrja në kryeqytet të bëhet me pagesë, shkruan Reporteri.net.

    Rrahmani tha se gjatë kësaj deklarate, kryetari Ahmeti mund të ketë qenë i dehur në ndonjë prej ndejave që i mban me PDK-në gjatë natës.

    “Gjatë kësaj deklarate, kryetari ka mund të ketë qenë i dehur në ndonjë prej nejave që i mban me PDK-në gjatë natës.” ka thënë Rrahmani.

    Ish-partia e Ahmetit, e cila edhe e kandidoi për kryetar të Prishtinës dy herë radhazi, do ta kundërshtojë këtë vendim, pasi që ata thonë se ky është një premtim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të realizohet qysh në fillim të mandatit të ri, ku kryetar i Prishitnës do të jetë kandidati i VV-së.

    “Një gjë e tillë është e pamundur të realizohet dhe nuk do të lejojmë të realizohet. Besoj që fjala është për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të Prishtinës, i cili ka qenë premtim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aty do ta realizojmë qysh në fillim të mandatit të ri ku kryetari i Prishtinës do të jetë nga LVV.”, ka shtuar Rrahmani në Kanal10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!