Kuvendi i Kosovës, me 61 vota pro ka votuar për emërimin e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).
Emrat e votuar janë Vjosa Gradinaj – Mexhuani e cila o zgjodh kryetare, Nita Bejta anëtare, Kimete Berisha anëtare, Vedat Poterqoi anëtar dhe Agon Ramadani anëtar.
Në fjalën e tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ligji për Prokurim Publik e ka obliguar qeverinë që t’i bëjë propozimet për kandidatë për bordin e OSHP-së, teksa shtoi se për herë të parë komisioni ka pasur në përbërje njohës e ekspertë të jashtëm, specifikisht në fushën e prokurimit dhe financave.
Kujtojmë se OSHP-ja ishte pa bord qe pothuajse një vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.