Qeveria e Kosovës ka emëruar sot në pozitën e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupin.
Ky vendim është marrë me shumicë të votave, pas propozimin nga Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.
“Në emër të ministrisë propozoj që Qeveria të merr vendim për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit”, tha Abrashi.
Ai ka bërë të ditur se janë idenfikuar disa persona për këtë pozitë: Ersen Shileku, Petrit Mehmeti, Bujar Ejupi, Arianit Islami.
“Bazuar në kualifikime unë rekomandoj që në këtë pozitë të emërohet z.Bujar Ejupi”, ka shtuar ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.