×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Emigranti kosovar që e dëshmon me video se jeta e natës në Suedi vazhdon pa asnjë shqetësim për virusin

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 14:59

    Derisa një pjesë e botës tek tani ka filluar të hapet ngadalë pas izolimit shkaku i virusit corona, Suedia ka vazhduar normalisht jetën pa asnjë ndalesë, përveç këshillave se duhet pasur kujdes që njerëzit të mbajnë distancim mes vete aq sa munden.

    Në Suedi nuk u mbyll asgjë, madje as klubet e natës, ku mblidhen shumë njerëz në ambiente të mbyllura e që paraqesin rrezik për përhapje të virusit.

    Se atje gjithçka po zhvillohet normalisht, duke përfshirë edhe kafiterit dhe klubet e natës, e dëshmon edhe një video e dërguar në Reporteri.net, nga një emigrant nga Suedia.

    Në këtë video, shihet se shumë të rinj kanë frekuentuar klubet e natës edhe këtë fundjavë, derisa në pjesën tjetër të botës tek tani kanë filluar të rihapen kafiteritë dhe restorantet, por me kushte, duke lejuar numër të vogël të njerëzve brenda hapësirave të lokaleve.

    Tani, në botë egziston një debat nëse edhe shtetet tjera do të duhej të ndiqnin shembullin e Suedisë apo jo. Megjithatë, secili vend ka specifikat e veta, dhe duhet theksuar se Suedia ka një sistem shëndetësor shumë të avancuar, gjë që e bënte të sigurtë se edhe nëse rritej numri i pacientëve, do të kishte mjaftueshëm shtretër për të u ofruar atyre shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

    Në Suedi deri tani kanë vdekur rreth 3 mijë e 200 persona, shumica prej të cilëve mbi 70 vjeç, dhe gjysma e të vdekurve ka ndodhur nëpër shtëpitë e të moshuarve. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!