Deputetja e zgjedhur nga komunite boshnjakë dhe ZëvendësKryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka shprehur “mbështetje absolute” për një qeveri eventuale të Albin Kurtit por edhe për shumicë parlamentare të Vetëvendosjes, përkatësisht në zgjedhjen e Kryertarit të Kuvendit.
Duke folur për Klan Kosova, Rexhepi tha se e çmon “ofertën për pozitë ministrore” që i ka dhënë së fundi Albin Kurti, po se do të qëndrojë në parlament, dhe që njerëzit e saj “të marrin pozita të mira brenda institucioneve qeveritare”.
“Unë i jap mbështetjen time absolute kryeministrit Kurti, si përmes parlamentit ashtu edhe në formimin e qeverisë së re”, tha ajo.
“Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Albin Kurti për punën tonë të përbashkët ekipore dhe besimin që kam pasur personalisht. Unë kam qenë ministre e Vetëqeverisjes Lokale dhe më pas zëvendëskryeministre, që ishte një privilegj i madh për boshnjakët e Kosovës.
Dëshiroj ta falënderoj edhe për ofertën e pozitës ministrore në qeverinë e re, por vendimi im është që të kthehem në parlament dhe njerëzit rreth meje që sollën fitoren e NDS-së në këto zgjedhje, të marrin pozita të mira brenda institucioneve qeveritare dhe të ndihmojnë qytetarët në kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kësaj jete dhe afirmimin më të fuqishëm të boshnjakëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.