×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu

    Emisari britanik: Kurti dhe Vuçiq të ulen bashkë për ta çuar përpara të ardhmen e të dyja vendeve

    Reporteri
    30 Mars 2024 | 18:40

    I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se vendi i tij mbështet të gjitha përpjekjet për pajtim dhe normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

    Peach ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit. Ai ka thënë se dialogu mes të dyja vendeve duhet të vazhdojë dhe palët duhet të përmbushin obligimet që kanë marrë përsipër.

    “Gjëja më e rëndësishme për dialogun është se ai është duke ndodhur, duke vazhduar dhe ne duhet ta inkurajojmë vazhdimin e tij. Ne iu bëjmë thirrje të dy palëve të qëndrojnë prapa obligimeve që kanë marrë dhe të lëvizin përpara drejt normalizimit. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e tyre multietnike. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme për të ardhmen e rajonit”, ka thënë Peach për Atlantic Council.

    Emisari britanik tutje ka thënë se i njeh mirë edhe Kurtin edhe Vuçiqin, teksa i ka inkurajuar që të ulen të dialogojnë për një të ardhme më të mirë të të dyja vendeve

    “I njoh mjaftë mirë këta dy burra [Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin]. I inkurajoj që të ulen së bashku që të ecet përpara për të ardhme të mirën e të dyja vendeve”, ka thënë Peach. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!