Emisari gjerman Manuel Sarrazin ka publikuar disa fotografi nga takimet me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, përfaqësues të Listës Serbe dhe të shoqërisë civile.
Vizita e Sarrazinit nuk ishte paralajmëruar, por as institucionet e Kosovës nuk kanë njoftuar për vizitën e emisarit gjerman, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Takimet me drejtuesit e institucioneve, partitë dhe shoqrinë civile ai i ka quajtur të rëndësishme.
“Takime të rëndësishme në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, Listën Srpska dhe anëtarë të shoqërisë civile”, ka shkruar Sarrazin.
Postimi i tij i plotë:
Important meetings in #Pristina with @VjosaOsmaniPRKS @albinkurti @srpskalista and civil society. pic.twitter.com/kMdLPCxK8Z
— Manuel Sarrazin (@ManuelSarrazin) April 11, 2024
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, kishte qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë më 21 mars, përcjell Reporteri.net.
Ai është takuar në rezidencën e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në takim siç ka bërë të ditur ambasadori gjerman ishte folur për rrugën përpara sa i përket Procesit të Berlini dhe gjithashtu edhe për çështjet aktuale.