I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin po qëndron për vizitë në Prishtinë. Ai gjatë ditës është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në takim sipas njoftimit është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.
Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.
Ajo, në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces.
Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare, bëhet e ditur në komunikatë./Reporteri.net/