×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi në "X"

    Emisari i Trumpit për misione të veçanta komenton deklaratën e Konjfucës: Për 4 vite ishit me Bidenin dhe e lavdëruat

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 17:46

    Emisari Presidencial për Misione të Posaçme në administratën Trump, Richard Grenell ka kritikuar pushtetin pas deklaratës së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, të hënën, i cili tha se administrata Biden e kishte vendosur Kosovën në situatë të disfavorshe që nga viti 2021, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në “X”, Grenell thotë se pse nuk janë ankuar më parë, por për katër vite morën pjesë në konventa e festa të kësaj administrate.

    “Këta shpenzuan katër vite duke komplimentuar Joe Biden-in dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre. Pse nuk u ankuan më parë?”, ka shkruar Grenell në një reagim në “X”.

    Ditë më parë Konjufca fajësoi Administratën Obama dhe atë Bidem se kanë dëmtuar Kosovn në raport me Serbinë.

    “Administrata e presidentit Biden, ma merr mendja, që kjo rrjedh prej administratës së presidentit Obama, këto në relacion me Kosovën, këta dy presidentë të shumë respektuar të Amerikës, prej vitit 2011, e kanë pasur një qasje ndaj Kosovës, e cila me thënë të drejtën, Kosovën e ka vendosur në situatë të disfavorshme ndaj Serbisë, këtë jemi dëshmitarë të gjithë”.

    “Pikërisht, administrata e presidentit Obama dhe Biden, dhe neve gjatë kësaj kohe, na kanë ndodhur disa çështje që i ka shty Serbia, që shumë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës”, kishte thënë Konjufca në RTK.

    /Reporteri.net/

    “E vendosën Kosovën në situatë të disfavorshme”, Konjufca akuza në drejtim të administratave Biden dhe Obama

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!