×
  • Lajme
  • Lajme

    Emisari Lajçak në Uashington, kërkon përkrahjen e amerikanëve për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 16:40

    Emisar i BE-së, Miroslav Lajçak, ka përfunduar një vizitë tre ditore në Uashington DC, për të cilën vizitë tha se ka pasur disa takime produktive për bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

    Lajçak ka thënë se në vizitën e tij ka pasur konsultime me partnerët amerikanë për gjetjen e një rruge përpara për dialogun Kosovë-Serbi.

    “Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!