Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për vizitë në Prishtinë. Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare që kur mori këtë post.
Ai pritet të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Takimin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu.
Muajin e kaluar, Sorensen qëndroi për vizitë në Kosovë, ku pati takime me krerët e shtetit.
Në Prishtinë, Sorensen ka thënë se qëllimi tij është që të shtyjë përpara procesin e dialogut.
“Dialogu është që të pajtohemi dhe kompromiset do të caktohen nga palët. Ky është dialogu dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”, tha Sorensen gjatë qëndrimit në Prishtinë.
Emisari i BE-së u pyet edhe për mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë, respektivisht qendrave për punë sociale dhe postës.
Danezi mori detyrën më 1 shkurt 2025.
Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.