×
  • Lajme
  • Lajme

    Emocionuese: Pasi u vdiq djali, familja dhuron 78 mijë euro për fëmijët e sëmurë

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 16:39

    Djaloshi pesëmuajsh e gjysmë Unik Statovci ka ndërruar jetë para pak kohësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.


    Familja e tij kishte kërkuar ndihmë pasi ata nuk mund ta përballonin mjekimin e shtrenjtë për vogëlushin.

    Por, fatkeqësisht ai nuk ka arritur ta tejkalojë këtë sëmundje të rëndë dhe ka ndërruar jetë.

    Familja e tij ka vendosur që të gjitha paratë e mbledhura për shërimin e Unikut nga njerëzit vullnetmirë t’i dhurojë për fëmijët e tjerë që vuajnë nga sëmundje të rënda.

    Babai i tij Valmir Statovci ka postuar edhe transferet bankare për të dëshmuar kështu të gjithë ata që kanë kontribuar financiarisht për shërimin e Unikut.

    Postimi i plotë i babait të Unikut, Valmir Statovci:

    Përshëndetje familjar, miq e dashamir!
    Deshta ta boj dhe një positm të fundit me rastin e Unikut tonë.
    Edhe njëherë ju falenderojm të gjithëve nga zemra për kontributin e dhën!
    Të gjitha mjetet e pa shpenzuara për Unikun, ne si familje kemi vendosur t’i ndajm për fëmijët e tjerë të sëmur të cilët kanë pasur nevoj për ndihmë financiare, me shpresë që ata mos ta kenë fatin e Unikut po të sherohen inshallah!

    Shuma e tepruar e cila edhe është shpërndar nga ana jonë është 78.026,00€
    Shikoni fotot ku shihen transferet e bëra përmes bankës:

    Leanit Prenka: 10.000,00€
    Elma Vokshi: 500,00€
    Denis Telaku: 20.000,00€
    Blerond Maraj: 5.000,00€
    Faton Berisha: 15.000,00€
    Aridona Podvorica: 5.000,00€
    Fjolla Kokollari: 4.000,00€
    Blinera Berisha: 2.000,00€
    Anuar Krasniqi: 8.000,00€
    Elmedina Sogojeva: 2.000,00€
    Diart Zhitia: 2.000,00€
    Vlera Selimi: 526,00€

    Para kesh ju është dhën:
    Kushtrim Hodolli 1000€
    Denis Telaku 1000€
    Almos Zekolli 2000€

    Me respekt
    Valmiri,Valdrina dhe gjithë familja jonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!