ë mbledhjen 257 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është konfirmuat lista prej gjashtë kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj, prezantoi listën përfundimtare që komisioni ka vlerësuar që plotësojnë kushtet për kryeprokuror të Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kandidatët për Kryeprokuror të Apelit janë: prokurori Agron Bajrami, Arben Ismaili, Ikramije Bojaxhiu, Sebahate Sinani, Sheribane Selimi- Muçaj dhe Shkelzen Ibrahimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje, më 11 vota për u miratua Rregullorja për Themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar në Sistemin Prokurorial dhe Rregullorja për Vlerësimin e Rezultateve të Punës të Stafit Administrativ të Sistemit Prokurorial.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.