×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende asnjë datë zyrtare për zgjedhje të parakohshme, partitë nisin kalkulimet politike

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 8:21

    Partitë politike kanë nisur t’i bëjnë matematikat e tyre sa i përket garës së ardhshme zgjedhore. Disa prej tyre tashmë kanë shfaqur publikisht parapëlqimet për koalicionet e mundshme parazgjedhore, shkruan gazeta “Zëri”.


    Ende pa u caktuar ndonjë datë zyrtare e zgjedhjeve të parakohshme partitë politike kanë nisur t’i përpilojnë matematikat e tyre sa i përket garës së ardhshme zgjedhore. Disa prej tyre tashmë kanë shfaqur publikisht preferencat për koalicionet e mundshme parazgjedhore. Derisa nga PDK-ja kanë thënë se do të garojnë të vetëm, zyrtarët e AAK-së kanë bërë të ditur se PSD-në dhe Nismën Socialdemokrate i shohim si partnerë të mundshëm në koalicion para zgjedhjeve.

    Nga kjo e fundit kanë pohuar se me Nismën kanë qëndrime të përafërta, porse kanë theksuar se PSD-ja ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje. Kurse nga Nisma kanë përjashtuar nga bashkëpunimi tri partitë më të mëdha parlamentare, PDK-në, LVV-në dhe LDK-në, por jo edhe AAK-në, ndonëse kanë thënë se parapëlqejnë të garojnë të vetëm në zgjedhje.

    Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy partive më të mëdha opozitare, LVV-ja dhe LDK-ja, kanë përsëritur disa herë se mes këtyre dy subjekteve shihet një përafrim i qëndrimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!