Që prej mesditës të shtunës së kaluar akoma asnjë nga kërkimet e Ardit Beshiri, ku pas çarjes së një rezervuari i cili ishte krijuar për të filtruar ujërat që rrjedhin gjatë procesit të përpunimit të kromit 29 vjeçari u rrëmbye nga masivi i mineralit të kromit dhe inerteve me gjithë mjetin me të cilin po punonte.
Ndërkohë gjatë këtyre ditëve forcat e kërkim-shpëtimit, forcat e armatosura, banorët e zonës e familjarë janë vënë kërkim të 29 vjeçarit por deri më tani nuk ka asnjë rezultat. Kërkimet janë bërë që nga fundi i rrjedhës së përroit e cila ndodhet afër lumit Mat e në drejtim së Qaf Burrelit, ku dhe ndodhet fabrika e përpunimit të kromit.
Ndërkohë për të ndjekur nga afër përpjekjet për gjetjen e 29 vjeçarit ka qenë i pranishëm edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, po ashtu gjatë ditës së djeshme në vendin e ngjarjes kanë shkuar më ndihmë edhe forcat e ushtrisë së Kosovës.
Të shtunën e 3 Majit 29 vjeçari Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu është rrëmbyer nga rrjedha bashkë me mjetin e tij…..
Ndërkohë gjatë pasdite së djeshme është gjetur një pjesë e fadromës, ku dhe është vendosur perimetri i sigurisë për të vijuar kërkimet rreth zonës!
/Top Channel/