×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende ka kosovarë që nuk besojnë se ka COVID-19

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 21:08

    Tregu i veturave sot ishte i mbushur me njerëz që shumica prej tyre nuk i respektuan rregullat anti COVID.


    Por vizitori Hasan Dërguti ka thënë se është i shqetësuar se mos vaksinimi nuk do të ketë efet kundër variantit Delta.

    “Varianti delta është ende i panjohur, nëse është i tillë atëherë kundër kujt do të vaksinohemi”,ka thënë ai.

    Në sheshet e Prishtinës sot janë parë edhe policë duke i dënuar qytetarët për mos respektim të masave kundër koronavirusit.

    Mërgimtari Lorent Hoxha ka thënë se ky veprim është i pakuptimtë.

    “Na atje kur jemi afër njëri tjetrit s’kemi nevojë me bart maskën, pra nëse e kemi distancën”, tha ai.

    Derisa nga sonte do të hyjnë në fuqi masat e reja mbrojtës, ku pritet qe ne rrugë te mos lejohet ecja pa maskë edhe nëse jeni vetëm.

    Gjithashtu nga sonte pritet rikthimi i orës policore nga 22:00 deri në 5:00, kurse Gastronomia do të punojë deri në orën 21:30 dhe atë vetëm ne ambiente të hapura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!