×
  • Lajme
  • Lajme

    Ende nuk dihet se kur do të transportohen trupat e viktimave në Maqedoni të Veriut

    Reporteri
    28 Nëntor 2021 | 13:09

    Pasi Prokuroria e Maqedonisë së Veriut dorëzoi dje në prokurorinë bullgare analizat e ADN-së nga familjarët e viktimave, procesi i identifikimit të trupave është në proces e sipër.

    Varësisht nga kjo do të dihet se kur do të transportohen trupat e viktimave të aksidentit të 23 nëntorit.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka deklaruar sot se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe se nuk di saktë se kur do të transportohen trupat e viktimave, megjithatë sipas tij pritet që kjo të ndodh javën e ardhshme.

    Osmani tha se sot do të komunikojë me familjet e viktimave për ti konsultuar rreth transportit të trupave të familjarëve të tyre./alsatm/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!