Komuna e Prishtinës ka vendosur për mbylljen e Parkut të Gërmisë, me qëllim të evitimit të rrezikut potencial.
Sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti u tha se një ari u pa në Parkun e Gërmisë, shkruan Reporteri.net
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
“Siç jeni njoftuar, sot gjatë orëve të pasdites kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari në këtë park.
Ariu nuk është pjesë e “Parku i arinjve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Rojet e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun. Prandaj, me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku, Parku i Gërmisë do të jetë i mbyllur për qytetarët, deri në një njoftim tjetër.
Apelojmë qytetarët të respektojnë këtë vendim dhe të mos frekuentojnë Parkun e Gërmisë“.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.