×
  • Lajme
  • Lajme

    Endrit Shala thotë se NISMA mund të garojë e vetme në zgjedhje

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 11:34

    Deputeti i NISMA-s, Endrit Shala pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka deklaruar se fillimi i shkurtit do të ishte ideal për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.


    Ai tha se para se të caktohet data është mirë që Kuvendi ta votojë buxhetin për vitin 2021.

    “Kërkuam nga u.d. që kurdo që të caktohet data e zgjedhjeve, që të gjitha subjektet politike të dakordohen që të thirret një seancë që të votohet buxheti i vitit 2021. Fillimi i shkurtit do të ishte data ideale për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Shala, shkruan Reporteri.net.

    I pyetur për mundësinë e ndonjë koalicioni parazgjedhor, Shala ka thënë se partia e tij nuk ka vija të kuqe me asnjë parti.

    “Organet e NISMA-s janë duke diskutuar, qëllimi është që NISMA të garoj e vetme në zgjedhje, por pas caktimit të dates së zgjedhjeve do të vendosin nëse do të ketë ndonjë koalicion. Nuk kemi vija të kuqe me askënd”, tha ai.

    I pyetur se a do të shkrihet NISMA në ndonjë parti, Shala e ka mohuar këtë gjë.
    “NISMA nuk do të shkrihet asnjëherë në asnjë subjekt politik”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!